Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Yildiray Bayram , vizitoi pikën e kalimit kufitar në Han e Elezit.
Atje u takua me delegacionin maqedon, i cili kryesohej nga Koordinatori Nacional për Menaxhimin të Kufijve, të Maqedonisë së Veriut, z. Vladimir Pivovarov.
Gjatë këtij takimi palët u njoftuan nga afër me funksionimin e qarkullimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Me këtë rast, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe u dakorduan për të koordinuar veprimet sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit, për të këmbyer praktikat e mira të dy vendeve në luftimin e krimit.
Palët vlerësuan edhe zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit, në mes të dy qendrave kombëtare për Menaxhim të Integruar të Kufirit të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë Veriore, i cili është nënshkruar në vitin 2018.
Të pranishmit në këtë takim, u pajtuan që të shtohet bashkëpunimi në mes të dy qendrave, në mënyrë që të rritet efikasiteti i kontrollit kufitar në të dy vendet./arbresh.info/
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...