Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike , z. Bajram Gecaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Fatbardha Emini, kanë vizituar komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj u njoftua për angazhimet që janë duke i bërë komuna Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e parandalimit të shpërhapjes të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid-19.
Gjithashtu, në këto takime u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.
Gjatë kësaj dite, zëvendësministri Gecaj ka vizituar edhe stacionet policore të komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër punën në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid-19.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve.
Gjatë këtyre dy vizitave, zyrtarët policorë e njoftuan për pengesat e mundshme që po iu dalin gjatë kryerjes së detyrave, duke i vlerësuar qytetarët të cilët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia.

Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh