Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë (ME), Mentor Arifaj dhe udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NjMNP) janë takuar me bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Hidrodrini” Sh.A. për të diskutuar rreth situatës së ditëve të fundit me helmimin e rreth 1500 banorëve të Deçanit me rrethinë.
Gjatë takimit të përbashkët, bordi dhe menaxhmenti i KRU “Hidrodrini” Sh.A. i kanë paraqitur zv.ministrit dhe udhëheqësit të NjMNP-së, rezultatet e analizave kimike, fizike dhe të metaleve të rënda të cilat të gjitha kanë rezultuar brenda normave.
Bordi dhe menaxhmenti i KRU “Hidrodrinit” Sh.A. gjatë takimit i kanë treguar përfaqësuesve të ME-së për hapat që i kanë ndërmarrë deri tani dhe vizitat në terren duke përfshirë pusetat, bazenat dhe fshtatrat në të cilat ka pasë raste por gjatë këtyre vizitave nuk kanë vërejtur diçka substanciale.
Tutje, përfaqësuesit e ME-së janë takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ku e kanë siguruar atë që ME është duke shqyrtuar të dhënat më të fundit si dhe analizat e muajve të kaluar të ujit për të kuptuar sa më mirë situatën e tanishme dhe për të gjetur në mënyrë korrekte shkaktarin. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër