Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim një delegacion nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ahmeti shprehu mirënjohje të thellë për vizitën dhe u shpreh i lumtur që marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen me projekte konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.
Kryesuesi i delegacionit, James Mahanga Sando, shprehu falënderime për pritjen, duke theksuar se qëllimi i vizitës është thellimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit mes dy shteteve.
Duke riafirmuar vullnetin e përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë, Zëvendësministri Ahmeti theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fusha kyçe si arsimi, ekonomia, reformat në administratën publike dhe për koordinim diplomatik./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...