Numan Kurtulmush, zëvendëskryeministër i Turqisë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka lidhur ngushtë kulturën dhe gjeografinë islame me Kosovën.
Kurtulmush, sipas Agjencisë Anadolu, ka thënë se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim.
“Kosova është vend evropian dhe një vend që e ka përthithur kulturën islame në rrënjë. Duke qenë kështu, Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim”, ka thënë Kurtulmush, duke shtuar se Kosova është një vend ku islami e ka paraqitur veten para Evropës me fytyrën e tij të mirë dhe paqësore.
Zëvendësi i Ahmet Davutoglus, ka thënë se dëshiron sa më shpejt njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave, sepse sipas tij, njohja e Kosovës do t’i jepte botës islame fuqi. Ai, gjithashtu, ka thënë se do të kërkojë nga vendet myslimane që të njohin sa më shpejt Kosovën.
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten ...
Rusia po përdor listat e kërkimit të Interpolit për të godit...
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...