Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe lideri i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Rasim Lajiq është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë në tri faza, duke nisur nga pranimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashtuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe pa njohje nga ana e Serbisë, ndërsa në këmbim do të kërkonim përfitime konkrete financiare.
kjo do të jetë, shkurtimisht, përmbajtja e platformës për zgjidhjen e problemit me Kosovën të cilën Lajiq do t’ia dorëzojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Novosti” shkruar se ky është propozimi i parë konkret i një partie e cila ka dalë publikisht pasi Vuçiq njoftoi për hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën.Lajiq mendon se “konflikti i ngrirë” me Kosovën nuk i konvenon Serbisë dhe se duhet vepruar tani sepse “çdo gjë tjetër çon në pavarësi të ngadalshme, ndaj së cilës Serbia nuk do të fitojë asgjë”.
“Qëllimi duhet të jetë normalizimi, pa njohje, dhe kjo të bëhet në disa faza. Faza e parë e dialogut nënkupton mundësimin e bashkëpunimit të plotë ekonomik me Kosovën. Në këtë kohë, përmes pikave administrative kalojnë mbi 400 milionë euro mallra në vit, por kjo mund të dyfishohet përderisa nuk do të ekzistonin pengesa ligjore e politike. Serbia nuk mund të ketë më ndikim politik ndaj Prishtinës, por ndikimin politik mund ta mbajë se ç’ke me të”, ka deklaruar Lajiq.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...