Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett .
Ambasadori Kosnett uroi Zëvendëskryeministrin e parë, z. Hoti dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit./arbresh.info/

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...