Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet, zëvendësshefen e Misionit, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri dhe znj. Seraina Fürer, atashe.
Ambasadori i Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet, e uroi Zëvendëskryeministrin e parë për fillimin e punës, shprehu gatishmërinë e tij dhe vendit të cilin përfaqëson për bashkërendim të objektivave me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për temat të cilat e preokupojnë këtë të fundit si dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet për gjithë ndihmesën e dhënë deri më tani dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm të të dyja vendeve.
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet