Ka nisur takimi mes zëvëndëskryeministrit të Malit të Zi Nik Gjeloshaj, me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Në konferencën e mbajtur për media, Shahini tha se në këtë takim, kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimeve me Malin e zi.
“Kemi diskutuar për mundësitë e bashkëpunimeve me malin e zi, kemi shumë eksporte në Malin e Zi dhe këtë e bën të mundshme ardhja në krye te qevërisë nga komuniteti shqiptar.
Në emer të kontributit të dhënë dhe ofertën që e ofroj në AKB, kemi shprehur gatishmëri dhe garanci si dhe i kemi ndarë një mirënjohje si vlerësim”, tha Shahini.
Gjeloshaj është shprehur falenderues për bashkëpunim, dhe thotë se janë të hapur për bizneset nga Kosova.
“Takimin e kemi përfunduar jemi të hapur për bizneset nga Kosova, ju falenderoj shumë për bashkëpunimin”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë