Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Ditën e sotme ai do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.
Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ai do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja./Arbresh.info/
Ylli i ri i francez afër transferimit tek Chelsea
KEK: Blloku B2 u ndal për shkak të kontrollit teknik
Ylber Ramadani do ta vazhdojë kontratën me Leccen
Haziri reagon për prekjen e votave: Lavdi ju qoftë marria
Operacioni kundër Call Center në Tiranë, SPAK jep detajet: G...
Banorët e Koliqit në protestë, shkak mungesa e rrymës