Misioni i NATO-s ka prani të dukshme në Kosovë dhe është i përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë. Kështu ka deklaruar zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, pas takimit të sotëm në Prishtinë me drejtuesit e Listës Serbe.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues.
“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...