Doganën e Kosovës sot e ka vizituar zëvendës ambasadori i Holandës, Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.
Llugaliu njoftoj të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit.
Zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve tona të jetë efikas dhe frytdhënës./arbresh.info/
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...