Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Arbënor Deharit.
Në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Arbënori na kujton se vetëvendosja, liria, barazia, drejtësia dhe solidariteti nuk janë vetëm fjalë të mëdha, por janë zotime personale dhe kolektive – janë angazhime që kërkojnë punë, përkushtim dhe sakrificë, shkruan Arbresh.info.
“Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet pa Arbënor Deharin por prania e tij vazhdon të jetë udhërrëfyese në çdo hap të angazhimit tonë politik e shoqëror. Arbënori nuk është thjesht një kujtim i çmuar apo një emër në histori ai është burim frymëzimi i pandërprerë, figurë që mishëron idealet tona më të larta dhe shembull i njeriut dhe aktivistit për brezat që vijnë.”, thuhet në njoftim.
“Java e Lëvizjes vazhdon ta ketë në qendër Arbënorin – jo vetëm për të nderuar jetën e tij të jashtëzakonshme, por edhe për të theksuar se rruga e tij mbetet rrugë orientuese për të gjithë ata që angazhohen për një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të lirë.
Arbënori na kujton se vetëvendosja, liria, barazia, drejtësia dhe solidariteti nuk janë vetëm fjalë të mëdha, por janë zotime personale dhe kolektive – janë angazhime që kërkojnë punë, përkushtim dhe sakrificë. Ai i jetoi këto vlera në mënyrë të plotë dhe autentike, me guxim të pashoq, me pasion të thellë dhe me përkushtim që nuk u lëkund asnjëherë.”, thuhet tutje.
“Ai ishte zëri që frymëzonte, aktivisti që lidhte njerëzit me kauzën, njeriu që e kthente idealin në veprim konkret. Për këtë arsye, dita e dytë e Javës së Lëvizjes është vendosur të jetë, përveçse ditë përkujtimi për Arbënorin, edhe dita e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE! – një thirrje për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj rruge të lirisë dhe vetëdijes politike.”, thotë Vetëvendosja.
Tutje në komunikatë thuhet se kujtimi për Arbënorin është i gjallë, aktiv, i mishëruar në çdo iniciativë tonën, në çdo kauzë të drejtë që përqafojmë.
“Ai na mëson se idealizmi nuk është larg realitetit – përkundrazi, është forca që e ndryshon atë. Përjetësisht me ne, në zemrat, në mendjet dhe në veprimet tona, Arbënor Dehari!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...