Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri priti në takim Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowiski, i shoqëruar nga zëvendes Drejtori, Dirk Budchle dhe Olena Antonova, eksperte e Energjisë.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutuan për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, në veçanti në sistemin elektroenergjetik, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan temat me rëndësi, si pako e ndryshimeve ligjore primare dhe sekondare në sektor të energjisë të cilat do të mundësojnë projekte të rëndësishme energjetike, operimi i sistemit të energjisë pas fillimit të operimit të Elektrosever, statusi i marrëveshjes së kyçjes me ENTSO-E dhe vazhdimi i pritur i saj, operimi tremujor i tregut të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe statusi i projektit të radhës të bashkimit të tregjeve ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, thuhet në njoftim.
“Të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe nevojës për mbështetje nga Sekretariati i Energjisë në temat me interes për KOSTT si vazhdimi i Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, anëtarësimi i KOSTT në njërin nga Regjionet e Kalkulimit të Kapaciteteve (CCR), arritja e së nevojshme operacionale të nevojshme ndërmjet KOSTT dhe EMS”, njofton KOSTT.
Në fund, Kryeshefi falënderoi Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për rolin konstruktiv e tij konstruktiv dhe mbështetjen e nevojshme që i ipet Kosovës drejtë aspiratave të saj për de-karbonizim të sektorit energjetik./Arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...