Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatën zgjedhore.
Zeqiri në një postim të bërë në gjuhën serbe ka thënë se Lista Serbe ka shpërndarë ora të prishura, të cilat sipas tij janë përdorur për të dërguar mesazhe politike kundër shqiptarëve në atë pjesë të vendit.
“Të dashur dhe të nderuar bashkëqytetarët e mi, Lista Serbe ka nisur fushatën zgjedhore duke manipuluar fëmijët, duke u dhuruar atyre një orë të prishur – si simbolikë për të na vendosur para Komunës së Zubin Potokut, e për të na treguar se kur na skadon afati. Por ata nuk ua treguan të vërtetën fëmijëve. E vërteta është se ne kemi qenë gjithmonë këtu dhe do të jemi gjithmonë – bashkë, të lirë, të bashkuar, të zhvilluar dhe të lumtur”, thuhet në reagimin e Zeqirit në Facebook.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...