Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot teqenë e Shejh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe teqenë e Shejh Bajramit në Demjan, ku me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare ka biseduar rreth pandemisë dhe përmbajtjes së rregullave antiCOVID-19.
“Qëllimi ynë i përbashkët është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit. Solidariteti ndër-njerëzor, në veçanti në kohët e infeksioneve si ky me COVID-19, duhet të rritet, duke ruajtur njëri-tjetrin nga virusi i rrezikshëm. E falënderova Shejhun e Teqesë në Lukinaj dhe Shejhun e Teqesë në Demjan për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, ku përveç pandemisë, biseduam edhe çështje që i preokupojnë qytetarët e Hasit dhe Kosovës. Mbani maska gjatë lutjeve në objektet fetare! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!”, shkruan ministri Zemaj në Facebook.
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati