Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti për situatën në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar gjendjen me mungesën e barnave si skandaloze dhe duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe propagandë.
Përmes një postimi n¡ Facebook, Zemaj tha se vetëm një kompani farmaceutike ka përfituar mbi 70 milionë euro nga tenderët për furnizim me barna nga lista esenciale gjatë mandatit të kësaj qeverie.
“Barnat mungojnë, propaganda s’mungon. S’ka lidhje për Kurtin e Vitinë mungesa e barnave , më me rëndësi për ta është se vetëm një kompani farmaceutike, gjatë qeverisjes së tyre, ka marrë mbi 70 milionë euro për furnizime me barna nga lista esenciale. Prandaj, kur skandalet dhe dështimet në shëndetësi dalin në pah, përpiqen t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj atyre që kritikojnë. Të paaftë dhe të korruptuar”, ka shkruar Zemaj./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...