Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësor nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.
Kuminikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë njofton publikun se e ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë me një liste prej rreth 60 profesionistëve shëndetësor nga Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës të Shqipërisë.
Kjo listë është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës, bazuar në shprehjen e gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në vaksinimin e një numri të profesionistëve shëndetësor nga Kosova, kryesisht nga shërbimet e vijës së parë në luftën kundër COVID-19.
Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre.
Në ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë./arbresh.info/
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...