Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj para gazetarëve ka thënë se nuk do të ketë izolim por, do të merren masa strikte për parandalim të Covid-19, që e lejon ligji anti-covid.
“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajve, do të bëjmë të pamundurën që të mos vijë deri te ai drejtim, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron ligji anti-covid”.
Zemaj tutje ka thënë se numri i testimeve është rritur hë vazhdimësi, ai ka thënë se numri i testimeve në ditë ka arritur deri në 700.
“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave, testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen”
“Kapacitet testuese janë trefishuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, gjatë këtij muaji do të shpërndahen edhe 6 aparatura në të gjitha qendrat rajonale”, ka shtuar ai për ekonomia onlie.
Ai ka thënë se dy ditëve të fundit ka pasur një rënie të lehtë të numrit të infektuar me covid-19.
“Gjatë dy ditëve kemi pasur një rënie të lehtë nga ai numri që kishim prej 90, do të thotë dje kemi pasur 77, dhe fatkeqësisht 60% të rasteve kanë qenë në Prishtinë, dhe të shohim sot do ta analizojmë se ka ka rrjedhur ky infeksion dhe analiza e parë është nga pakujdesia nga disa institucione publike dhe qendrore dhe nga tubimet në lokalet e gastronomisë, apo ceremoni mortore”/Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?