Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se kryesia e kuvendit debatoj gjatë për pikat e rendit të ditës, që ishte insistim i grupeve parlamentare që të radhiten në seancat plenare, raporton “Arbresh.info”.
Mirëpo, sipas Zemajt kryesia nuk pranoj që këtë vit të shqyrtoj 100 ditshin e punës së qeverisë. “Insistimi ynë ishte që të kemi edhe një seancë plenare ku do të shqyrtonim punën 100 ditësh të qeverisë Haradinaj.
Kryesia nuk ka pasur mirëkuptimin që ne të zhvillojmë një debat parlamentar, duke u arsyetuar që jemi në fundin e agjendës të punës së Kuvendit të Kosovës. Kjo për neve nuk është e arsyeshme”, tha Zemaj.
Sipas tij, dorëzimi i raportit 100 ditësh të punës së qeverisë Haradinaj ishte më shumë marketing.
“Raporti i 100 ditëve të qeverisë edhe marketingu i djeshëm i dorëzimit të tij në Kuvendin e Kosovës, edhe shpërndarja e deputetëve, tregon që e ka pasur vetëm mbulesën kozmetike të punës, se sa të ballafaqimit politik me deputetët”, tha Zemaj. /Arbresh.info/
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...