Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka 61 vota, atëherë sipas tij, duhet të lëshojë rrugë.
Ai u shpreh se në këtë mënyrë do të krijohet mundësia për zgjedhje të parakohshme ose siç tha ai, për mandatimin e një koalicioni tjetër që mund ta bëjë Qeverinë.
“Unë mendoj që duhet të bëhet zgjidhja. Lëvizja Vetëvendosje e ka për obligim ta gjejë kompromisin dhe nuk e di sa më është mirëkuptuar edhe njëherë një deklaratë dhe tash po e them, duhet të lëshojë rrugë”.
“Mundet edhe nga emri, sepse ka pasur edhe ide të grupeve të tjera politike që kanë folur edhe për emrin, LDK-ja nuk ka folur për emër, unë po flas në emër të partisë time”.
“Nëse nuk i ka 61 vota dhe ndihet e rrezikuar që nuk i ka as për Qeveri, është mirë të lëshojë rrugë, ose krijohet mundësia për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, ose mandatohet një koalicion tjetër edhe i arritë votat për Qeveri”, u shpreh tutje ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...