Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka mirëpritur mërgimtarët.
Zemaj pas vendimit të Qeverisë, se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të hapet më 28 qershor, ka thënë se më në fund është marr vendimi i shumëpritur, transmeton arbresh.info
“Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgaditjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qëllimin kryesor që t’i mundësohet mërgatës sonë kthimi më i lehtë në vendlindje”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i tij i plotë:
Aeroporti u hap, mirësevjen mërgatë!
E morëm vendimin e shumëpritur.
Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgaditjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qëllimin kryesor që t’i mundësohet mërgatës sonë kthimi më i lehtë në vendlindje.
Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Mirësevjen mërgatë!
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...