Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e të parit të Shëndetësisë vjen si pasojë e dështimit të kryeministrit Albin Kurti në pozitën aktuale dhe në atë të ministrit të Shëndetësisë.
Zemaj një gjë të tillë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke ia rreshtuar atë që ai po e quan një sërë dështimesh dhe padrejtësish ndaj pacientëve.
“Pas dorëheqjes së doktor Latifit, a është Kurti ministër i ri i vetëm i Shëndetësisë, apo do të ketë edhe një person tjetër të radhës për të mbuluar dështimet e tij? Do të ishte e drejtë që ai të dilte dhe të thoshte se do të merret personalisht me këtë çështje”, ka deklaruar ai. /arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati