Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka bërë thirrje Autoritetit kosovar të Konkurrencës që të bëjë monitorimin e vazhdueshëm për laboratorët që janë licencuar për kryerjen e testit Covid-19.
Ministri Zemaj tha se nuk do lejohen të ketë keqpërdorime të çmimeve nga laboratorët privat, shkruan arbresh.info.
Ai këto i tha në një konferencë për media, pas takimit që pati me kryetarin e Autoritetit kosovar të Konkurrencës, Valon Presteshi.
“Ne takim u dakorduam që ky proces të zhvillohet duke respektuar të gjitha procedurat e konkurrencës. Ky proces do të monitorohet vazhdimisht nga organet kompetente. I kërkova autoritetit të konkurrencës që të monitoroj sjelljen e tyre lidhur me çmimin. Ne mbështetemi tek autoriteti për të na siguroj që laboratorët nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje për të ndryshuar çmimet”, tha Zemaj.
E, Valon Presteshi tha se në mënyrë të vazhdueshme do t’i inspektojmë këto laboratore.
“I ofrova ministrit Zemaj garanci të plotë për të monitoruar këto laborator. Gjatë muajt prill autoriteti ka evidentuar disa raste në shkelje sa i përket dezinfektuesve”, tha ai./arbresh.info/




Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe