Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me kryetarët e komunave, ku u bisedua për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit COVID-19.
Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve”, tha Zemaj, transmeton Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
Në takimin virtual me kryetarët e komunave, biseduam për shqetësimet e ditëve të fundit dhe situatës epidemiologjike, si dhe për koordinimin e mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit Covid-19.
Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.
Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm.
Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid 19.
Bashkë ia dalim!
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...