Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për media thotë se seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, kjo seancë është thirrur vetëm që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe VV-ja, të zhvishen nga përgjegjësia e dështimit të tyre.
“Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave, krijimin e institucioneve, sot po provohet treni i fundit. Një seancë jolegjitime, jologjike, dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues, e me logjikën dhe praktikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit të saj”, tha Zemaj.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...