Deputeti LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalen në kërkim të zbardhjes së vrasjeve politike si të periudhës së luftës ashtu edhe të pasluftës.
Zemaj ka thënë se Ligjit për përgjimet i është dhënë përkrahje në parim, transmeton rrokum.tv
Sipas tij e mira është se çdo përgjim do të bëhet me urdhër të gjykatës.
Sa i përket zgjedhjeve në parti ai ka thënë se mundet ende të kontribuoj për LDK-në, duke shtuar se nuk do të kandidojë për kryetar të LDK-së, por do t’i mbështet njerëzit që mund ta çojnë LDK-në përpara si në aspektin profesional e struktural të saj.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjen e presidentit me votë popullore, Zemaj ka thënë se nëse Thaçi bëhet president me votë popullore, LDK s’duhet ta përkrahë.
“LDK-ja nuk do ta përkrahë as kandidatin e PDK-së, as AAK-së e as kurrkujt për president, sepse LDK-ja mund ta zgjedh kandidatin e saj për president”, ka thënë Zemaj.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...