Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nesër do të marrin pjesë në votimin për kryeparlamentar.
Zemaj tha se deputetët e LDK-së do të votojnë kundër kandidatit të VV-së për kryetar kuvendi, që në tri seancat e fundit ishe Albulena Haxhiu.
“Ne do të votojmë nesër, por do të votojmë kundër, Albulena Haxhiun apo kushdo që do të jetë kandidat i propozuar nga VV-ja”.
“Vota e LDK-së do të jetë kundër, që është votë përbërëse e vendimmarrjes, por me kundërshtim politik për shumë arsye”, tha Zemaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka ndonjë preferencë për emër dhe se këdo që e propozon VV-ja, pozicioni i tyre do të jetë kundër si vendimmarrje politike.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...