Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka çmuar punën e gazetarëve dhe të medieve për raportimin që po bëjnë në kohën e pandemisë.
“Media është bërë pjesë shumë e rëndësishme e arsenalit tonë në luftën kundër Covid-19. Raportimi për pandeminë̈ po bëhet par exellence duke mos shkaktuar panik. Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje”, është shprehur Zemaj.
“Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi. Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve”.
Ai ka thënë se është i gatshëm që të ofrojë transparencën e tij sa i përket situatës me Covid-19.
“Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike. Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie. Me shumë mirënjohje i falënderoj për ndihmën që po japin!”.
“Gazetarëve dhe medieve t’u duartrokasim!”.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...