Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që ta ndihmojë Kosovën me profesionistë shëndetësor.
Zemaj këtë kërkesë e ka parashtruar gjatë takimit të tij me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
“E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me COVID-19. Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar ministri në Facebook.
Zemaj ka thënë se javë më parë kanë bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me COVID-19.
“E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”./arbresh.info/
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...