Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test COVID-10 për personat që kalojnë kufirin.
Përmes ambasadorit kosovar në Shkup, Zemaj ka kërkuar nga organet maqedonase të evitohen barrierat mes dy vendeve.
Zemaj këtë vendim e ka quajtur si vendim të nxituar dhe ka kërkuar bashkëpunim.
“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.
Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.
I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, shkuan Zemaj n facebook./arbresh.info/
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...