Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë COVID -19 në shtetet respektive.
Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët e tij lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Kosovës me këto shtete.
Ministrat u pajtuan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot