Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, kanë mbyllur disa kafene në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë” që sipas tij, shkelnin rregullat- grumbullim i madh në hapësirë të vogël, në kundërshtim me masat anti-pandemi.
Zemaj ka shtuar se respektimi i masave anti-COVID është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës, njofton Klan Kosova.
“Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid”.
“Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3495190097194512
Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të ku...
Sane tek Galatasaray, tashmë punë e kryer
Kurti dhe delegacioni i Kishës së Jezu Krishtit diskutojnë p...
Kryetarja e DHSK-së: Procesi, transparent e i mbikëqyrur ndë...
Zgjedhjet lokale, fushata nis më 13 shtator
Haradinaj uron Ditën e Çlirimit për Prishtinën, Kaçanikun dh...