Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë manipulime ne Istog.
“Ka qenë faktike gjendja – kjo ka ndodh pas numërimit të votave me kusht, ku është evidentuar se janë manipuluar votat”, ka thënë Zemaj për Info Magazine në Klan Kosova.
“Kjo ka qenë e papranueshme për ne. Votat që kanë ardh në atë mënyrë kanë qenë të manipuluara. AAK duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Istogut. Kanë vjedhur identitetin e njerëzve dhe i kanë shfrytëzuar”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se pikërisht për këtë Prokuroria duhet të nis hetimet.
“Faktet kanë qenë të shumta, kanë qenë publike dhe kanë qenë transparente”, tha Zemaj.
Kështu ka thënë Zemaj pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se komuna e Istogut duhet të shkojë në rivotim pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosoves se atje ka pasur manipulime gjatë votimit.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK