Zeka: Po flitet për Kartonin e Gjelbër vetëm sa për t’ua marrë votat mërgimtarve, jo për të gjetur zgjidhje

12:43 | 4 Qershor 2018

Deputeti Milaim Zeka ka folur për Kartonin e Gjelbër ku ka thënë se është debat i kotë ajo që bëhet sot.

“Duhet të hetohen nga kanë shkuar këto 130 milion euro. Kush i ka shfrytëzuar apo si. Sepse nëse janë shfrytëzuar për spitale, për shkolla atëherë ëmrgimtarët vetë do të thonin merrni por nuk janë shpenzuar këtu”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Zeka ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendëshme t’ua lehtësoj punën mërgimtarëve që të mos kontrollohen në pikat kufitare.

“A e dini se çfarë iu bëjnë mërgimtarëve në aeroport duke ua kontrolluar valixhet, sepse shtetet diktatoriale jetojnë prej doganave. Një muaj ditë e kanë sorollatë nëpër dogana këngëtarën Dafina zeqiri pasi ajo e ka siguruar valixhen në Australi e kur kanë ardhur këtu i kanë thënë ti e ke siguruar atjë 10 mijë euro duhet të paguash edhe këtu. Kjo është një gjë që nuk duhet bërë”, ka thënë ai.

Deputeti Zeka ka theksuar se prapë do të hapet tema e Kartonit të Gjelbërt pasi që sipas tij po bëhet për vota.

“Prapë do të flasim për këtë temë si çdo herë. Kësaj radhe në vjeshtën e ardhshme  sepse atëherë i kemi zgjedhjet e prapë do të flasim me mendimin  ndoshta na votojnë mërgimtarët, sepse vetëm për këtë e hapim këtë temë jo me gjetë zgjidhje”, ka thënë ai./Arbreshf.info

 

 

Lajmet më të lexuara