Deputeti i PAN, Milaim Zeka ka thënë për të kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin se këtë të enjte morri guximin të flasë në emër të Tiranës, Berlinit dhe Brukselit.
“Këto tri qendra nuk e përkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrënguar në fyt, që ndikonte në furnizimin me gjak të trurit”.
“’Ban be’ që Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit që flet me Vuçiqin, ka fol direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramën!!!”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se sot ka dashur ta pyes Kurtin, se kur ka folur me drejtuesit e vendeve të lartcekura.
Ky është postimi i plotë i Zekës:
“Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?!
Me i thane Kadri Veselit “vrases, kriminel, kapes i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Ises “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk eshte lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut qe po sheh anderr mu ba kryeminister, edhe ne foltore po flet bash si kryeminister.
Ama, guximin e tije te madh, e kam pa sot, kur foli ne emer te Tiranes, Berlinit, dhe Ëashingtonit.
“Keto tri qendra nuk e perkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrenguar ne fyt, qe ndikonte ne furnizimin me gjak te trurit.
Ban be qe Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit qe flet me Vuçiqin, ka fole direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramen!!!
Vetem kete pyetje doja t’ia beja sot ne Parlament, po baci Adem, njeri shume i respektuar, nuk ma tha fjalen, andaj po e pyes: Ne sa ora ke fole me ta o burr?!!!”.
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive