Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka i ka reaguar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka akuzuar kryeministrin se po rren.
Zeka ka thënë se priste nga Kurti që të distancohej nga gjuha e deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, por që nuk e bëri një gjë të tillë, raporton Indeksonline.
“Albin prita që kur të dalësh në foltore do të distancohesh nga gjuha e deputetes së partisë tënde, e cila i tha tri herë kryeminsitrit që po rren. Po të më thoshte dikush nga partia ime se po rrej, unë do të distancohesha nga ta. Me ditë që fitoj vota duke i thënë kryeministrit po rren, 20 herë i them”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, nëse japin dorëheqje deputetët që janë me aktakuza, atëherë askush s’do të mbetej në Kuvend.
“Hajde të japim dorëheqje ne deputetët që kemi aktakuza, kuvendi do të mbes tangallë. Unë kam qenë nën aktakuzën e EULEX-it. Me e pas kryeministri naj gjyqtar jaran, Enver Hasani nuk do të lirohej nga akuza, jo për diçka por akoma nuk ka krijuar kontakte. UNMIK-u dhe EULEX-i ja ka bo krejt faqet e zeza këtij vendi”, ka theksuar Zeka. /Indeksonline/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...