Debati televiziv në mes të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi dhe atij të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, i cili eskaloi në përdorim të dhunës u bë çështja më e komentuar përgjatë këtyre dy ditëve.
Por është pikërisht Gjykata Themelore në Prishtinë që sot ka vendosur lidhur me deputetin Krasniqi i cili edhe ka grushtuar Zekën.
Gjykata Themelore sot ka bërë publik vendimin në të cilin thuhet se deputetit Krasniqi i ndalohet afrimi ndaj Zekës në Kuvendin e Kosovës 5 metra dhe jashtë tij deri në 100 metra.
E lidhur me këtë vendim të Gjykatës, Indeksonline ka kontaktuar edhe deputetin Milaim Zeka i cili ka cilësuar se çdo vendim i cili merret nga Gjykatat në Kosovë , për të është i shenjtë.
“Si deputet i Parlamentit të Kosovës nuk e ndjek logjikën e riteve shtetshkatërruese të Lëvizjes Vetëvendosje me i komentu vendimet e Gjykatave të Kosovës. Vendimi i Gjykatës së Kosovës për mua është i shenjtë, shumë i drejtë, shumë i logjikshëm, çfarëdo vendime që merr gjykata, për mua janë të drejta”, ka thënë Zeka.
Gjithashtu ai ka shtuar se si klasë politike ka vërejte ndaj prokurorëve, gjykatësve e ndërrimit të sistemit të drejtësisë por që vendimet duhet respektuar.
“Si klasë politikë kemi vërejte ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve, prandaj duhet ta ndryshojmë sistemin e drejtësisë. E ftoj prokurorinë e Kosovës që ta analizojë me shumë vëmendje deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje që dalin në mbështetje të përdorimit të dhunës të Frashër Krasniqit ndaj meje dhe të shikojnë a ka elemente të kryerjes së veprës penale, për nxitje të krimit, të dhunës. Unë mendoj se ka elemente kur Lëvizja Vetëvendosje përmes komunikatës e mbështet Frashër Krasniqin ku decidivisht thotë që ‘ne nuk mundemi me debatu me Milaim Zekën prandaj Frashëri u desh të përdorë dhunë’, atëherë këta debatin e zëvendësojnë në përdorim të punës. Mua nuk më ka grushtuar Frashër Krasniqi por, Albin Kurti me Rexhep Selimin, Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcen dhe gjithë kryesinë, pra mua më grushtoi kryesia e Vetëvendsojes”, ka përfunduar Zeka.
Deputeti Zeka në fund ka ripërsëritur se sa i përket vendimit të gjykatës për të është vendim të cilin nuk do e komentoj si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...