Sot në Prishtinë një objekt është përfshirë nga flakët.
Objekti i cili gjendet afër Ministrisë së Punëve të Jashtme, u përfshi nga flakët rreth orës 13:00
Këtë për arbresh.info e bëri të ditur, Latif Zeka, Shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Ai tha se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është fikur zjarri.
“Zjarri ka filluar para gjysmë ore, atëherë kur e kemi marrë edhe informatën, zjarrfikësit kanë ardhur dhe e kanë fikë zjarrin. Kjo nuk mund të them se është bërë me qëllim, por, ose është nga pakujdesia ose faktorë është njeriu”, tha Zeka
Ndërkaq ai tha se shkaqet për përhapjen e zjarrit nuk dihen ende dhe se ekipet kompetente do te merren me këtë rast
“Shkaqet e flakëve ende nuk dihen. Duhet me ardhë ekspert të parandalimit të zjarrit dhe me e hetua këtë”, tha Zeka
Në vendin e ngjarjes është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/245750456538919/
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...