Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka e ka pyetur kryetarin e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi se a do të duhej të përfshihej edhe Prokuroria në çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
“A do të jeni në gjendje t’i rezistoni këtë presioni dhe të punoni në mënyrë të pavarur, dhe a mendoni në bazë të asaj që po thoni se është shkelur Kushtetuta e vendit nga Komisioni i kaluar. Ne si deputet nuk kemi të drejtë të shkelim Kushtetutën dhe të votojmë çfarëdo marrëveshje për humbjen e territorit të Kosovës. A mendoni se duhet të kyçet edhe Prokuroria e Shtetit nëse ju do të gjeni defekte të tilla”, e ka pyetur Zeka Bulliqin.
Ai ka thënë se edhe Shqipëria ka humbur territor në raport me Greqinë dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte edhe në Kosovë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...