Kontigjenti i parë i vaksinave të cilat pritet të arrijnë sot në Kosovë, janë donacion drejt vendeve të cilat kanë dështuar për vetsigurimin e tyre, po konsideron zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
Shkrimi i tij i plotë:
Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.
Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato. Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë.
Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak. 26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet!
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës