Zëdhënësi i “NISMA-s”, Leotrim Berisha, ka khënë se të gjithë ata që po shqetësohen për shtimin e rasteve me COVID 19 do të duhej të vepronin njëjte kur Lëvizja Vetëvendosje mblodhi mijëra veta në shesh për të shënuar përvjetorin e partisë.
Sipas tij, peronat që ishin shqetësuar nga rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohë pandemie njëjtë do të duhej të shqetësoheshin nga tubimi në shesh, shkruan arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
“Krejt ata që po shqetësohen (me të drejtë) për shtimin e rasteve me COVID 19 dhe rritjen e numrit e të vdekurve, do të duhej të shqetësoheshin dhe të alarmoheshin kur VV mblodhi mijëra veta në shesh për të shënuar përvjetorin e partisë në kohë pandemie.
Siç u patën shqetësu me rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie, njëjtë do të duhej të shqetësoheshin nga tubimi në shesh, ku mundësia me iu ekspozu infektimit me covid19 ka qenë e madhe.
Qe rezultati!”, ka thënë ai/arbresh.info/
https://www.facebook.com/leotrim.berisha88/posts/746660329438856
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...