Që në momentin që u njoftua organizimi i Samitit të Berlinit, çështja e heqjes nga tryeza e idesë së shkëmbimit të territoreve, ishte ajo që u lakua më shumë, por zëdhënësi i qeverise gjermane Steffen Seibert pohoi se për të nuk u diskutua në takim.
Gjithë çfarë u fol aty, sipas Seibert, ishte sesi se si të marrë udhë sërish procesi i normalizimit, i cili faktikisht, ka ngecur prej disa muajsh.
Zëdhënësi megjithatë e bëri të qartë pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të mbështesë “asnjë marrëveshje, pasojat e së cilës do t’i vuajnë vendet e tjera të rajonit”.
Pritshmëria e të gjithë pjesëmarrësve, nga sa shpjegoi ai, ka qenë që “marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (…) të jetë gjithë-përfshirëse, e qëndrueshme dhe të mos vërë në rrezik stabilitetin në rajon. Seibert nuk deshi ta përshkruante me imtësi se si kishin kaluar bisedimet, dhe a kishte pasur presion mbi kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, për heqjen e taksave doganore.
Ai iu shmang edhe përgjigjes së pyetjes për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në negociata, nisur nga fakti që liderët kosovarë para takimit ishin takuar me ambasadorin amerikan në Berlin.
Gjithë çfarë konfirmoi ishte se në 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani, Francë, Serbi, Kosovë.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...