Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala: Kejt Kosova ka rrymë mos iu besoni rrenave

22:01 | 15 Dhjetor 2021

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me raportimet se ka ndalje të energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës.

“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova eshte ne terr. Veç po e zgjati kryte ne dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS’it me thote qe krejt Kosova ka rryme. Mos iu besoni rrenave”, ka shkruar Buzhala.

Kujtojmë që sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë të përbashkët me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, lidhur me krizën energjetike, që po prek të gjithë regjionin dhe vendet evropiane përgjatë muajve të fundit. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara