Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

10:50 | 27 Korrik 2021

Shteti i Kosovës ka vendosur të nderojë zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës me një pllakat përkujtimore.

Kjo pllakat përkujtimore është vendosur në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, ku sot është bërë zbulimi i saj nga krerët e lartë të shtetit .

Të pranishëm në këtë ceremoni përveç familjarëve të zyrtarëve të rënë në detyrë, ishin edhe kreu i qeverisë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pllakata e të rënëve në kryerje të detyrës është quajtur “Heronjtë e Kosovës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara