Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të takohet të enjten me 18 gusht me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Ky takim i nivelit të lartë do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.
Faqja zyrtarë e Bashkimit Evropian bënë të ditur se takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit.
Në takim, gjithashtu do të trajtohen edhe çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren.
Përfaqësuesja e Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë.
Deklarata për shtyp nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në EbS dhe do të publikohet në faqen e internetit të EEAS.
Kujtojmë se sot Kryeministri Kurti me zëvendëskryeministrin Bislimi kanë takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it ku në fokus të bisedës ishte dialogu./arbresh.info/
LEXO EDHE
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...