Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviq mund të mos ndodh kurrë pa hetime intensive edhe në Serbi.
Haradinaj këtë deklaratë e bëri gjatë seancës së Kuvendit si përgjigje në pyetjen e deputetit serb, Slobodan Petroviq se deri ku kanë shkuar hetimet, raporton Arbresh.info.
Hetimet janë intensive dhe nuk është përjashtuar asnjë pistë dhe janë hetime që po ndodhin në intensitetin e vet. Ne kemi shprehur bashkëpunim për shkëmbim të informatave me shtetin e Serbisë mirëpo nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Mund të ndodh që zbardhja e këtij rasti është i pamundshëm pa hetime intensive edhe në Serbi”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës