Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, do të nisë nga Kosova turin e tij rajonal 3-ditor: Kosovë-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi.
Në Kosovë, Hasani do të pritet nga homologia e tij, Donika Gërvalla me të cilën do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp, për të vijuar takimet me Presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.
Turi i takimeve në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit Igli Hasani do të përmbyllet në orën 18:20, ndërsa referuar agjendës, vihet re se nuk është parashikuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Agjenda e ministrit Igli Hasani në Kosovë:
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla
10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla
10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca
14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi
15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi
16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku
16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR
17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj
18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj/tvklan
LEXO EDHE:
Kryediplomati i Shqipërisë viziton Kosovën, pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë