Një ditë pas takimit kokë më kokë që kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi me homologen e tij nga Serbia, Ana Brnabiqin, zbardhen detaje të bisedës së shkurtër.
Ka qenë Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ai që ka treguar për Koha.net se çfarë u diskutua në atë takim.
“Sa kam marrë vesh nga kryeministri, është biseduar për temat e bashkëpunimit rajonal, për implementimin e marrëveshjeve të Triestes dhe çështjet e mbetura të Traktatit të Komunitetit të Transportit”, ka thënë Havolli. “Komunikimi me të gjithë kryeministrat ka qenë i relaksuar dhe pozitiv”, ka thënë Havolli më tej.
Mustafa ka takuar në mesin e kryeministrave të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, në kuadër të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur dje në Durrës.
Bërnabiq, që zëvendësoi Aleksandar Vuçiqin në krye të ekzekutivit, i cili la këtë post për t’u bërë president i vendit, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale