Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, Zafir Berisha, nuk do të udhëtojë nesër për në Hagë, për intervistim nga Prokuria Speciale. Atij i është vonuar dhënia e vizës për udhëtim.
“Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, tha Berisha.
Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ai, është dashur që nesër të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar me 21 janar .
“Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër”, tha Berisha për “PrizrenPress”.
Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale.
Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputetë të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykate.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.
“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë, e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...